E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Qeveria të vazhdojë më tej me reformat

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi gjatë Asamblesë rajonale të Qarkut të Durrësit, thellimin e mëtejshëm të reformave në interes të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Zyra e shtypit pranë PR-së bëri me dije se, Mediu deklaroi në këtë Asamble se “'duhet të përpiqemi të vazhdojmë më tej reformat, pasi nuk është e mjaftueshme që vetëm të konsiderojmë sukseset, por të shikojmë realitetin ashtu siç është, me të gjithë problemet që ka, që t'i japim përgjigje familjeve shqiptare, problemeve të tyre ekonomike dhe të gjithë brezave në Shqipëri, që ata të jenë pjesë dhe bashkudhëtarët tanë”. Sipas tij, republikanët kanë pjesën e tyre në këto 18 vite në zhvillimin e Shqipërisë, pasi "kemi qenë njerëzit që kemi besuar jo vetëm në ëndrrat tona, por kemi vepruar për t'i realizuar ato, për t'i kthyer në realitetin e të gjithë shqiptarëve''. Në mbledhjen e Asamblesë Rajonale u diskutua për nevojën e organizimit të strukturave të partisë në qytetet që bëjnë pjesë në qarkun e Durrësit (Fushë Krujë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë), për t'u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në qershor të vitit 2009. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›