E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksportet shqiptare po rriten pavaresisht kerkeses se kufizuar ne tregjet fqinje

Tregtia jonë me jashtë po përmirësohet me rritjen e prodhimit në vend. Produktet sollën më shumë valutë në tregun e brendshëm, ndërsa po zëvendësojnë edhe mallrat e importuara. Gjithsesi, ekspertët kërkojnë të rritet vlera e përpunimit të mallrave të destinuara për eksport.
Prodhimet shqiptare kanë rritur praninë si në tregun vendas edhe jashtë kufinjve.
Sipas Institutit të Statistikave këtë vit eksportet shënuan 16% rritje, ndërsa të ardhurat nga eksportet ishin 8% më të larta në vitin 2012.
Zhvillimet pozitive në tregti vlerësohen ekspertët, të cilët theksojnë gjithashtu edhe anët ende të zymta të eksporteve.
Profesorët e Fakultetit të Ekonomisë mendojnë se për më shumë përfitim nga eksportet duhet rritur vlera e prodhimit.
Edhe Banka e Shqipërisë po e vë theksin tek rritja e përpunimit të mallrave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›