E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon greva tek Margarita Tutulani, i shtohet një tjetër banor

grevaTiranë- Greva e urisë tek rruga “Margarita Tutulani” ka hyrë në ditën e saj të pestë dhe asnjë masë nuk është marrë deri tani për banorët, të cilët u nxorrën nga shtëpitë në sajë të ligjit për lirimin e banesave të ish-pronarëve.

Gjendja e tyre vijon të përkeqësohet sepse disa janë të moshuar dhe vujnë nga tensioni. Ndërkohë sot grevës i është bashkuar edhe një tjetër person, i cili është nxjerrë prej banesës nga përmbarimi.

Situata sot ka ndryshuar tërësisht sepse dy vajza të spao kthyera nga Italia pretendojnë se janë ato pronaret e banesës, ndërkohë që pak ditë më parë u tha se pronari ishte një tjetër person.

Vetë banorët shprehen se do të vijojnë grevën deri sa shteti të gjejë një zgjidhje, pasi ta kanë mbetur në mes të katër rrugëve, për shkak se ata janë pensionistë dhe të papunë, nuk përfitojnë dot kredi në mënyrë që të blejnë një banesë tjetër.

Një ditë më parë me ta u takua kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i cili tha se fillimisht do tu gjejë disa ambiente me qera, derisa të përfundojë proceduar për të përfituar banesa sociale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›