Zgjerohet programi social per strehimin e banoreve urbane

Zgjerohet programi social për strehimin e banorëve urbanë, duke përfshirë mundësinë të bëhen pjesë e projektit edhe banorë të zonave rurale. Ndryshimet në projektligj u prezantuan në komisionin e veprimtarive prodhuese nga drejtori i strehimit në ministrinë e Transportit, Gentian Gaprata. Sipas zotti Kaprata, në bazë të këtyre ndryshimeve, do të nisë bashkëpunimi edhe me komunat për këtë projekt. Aktualisht ky program është i shtrirë në 8 bashki të vendit. Nga ky program përfitojnë familjet në nevojë banesa kundrejt qerave të ulëta apo kreditimit të zbutur për blerjen e banesës.
Sa i përket programit të banesave sociale me qira është shtuar një pikë e re për lidhjen e kontratave. “Në fund të periudhës së qiramarrjes, pronësia e banesës i kalon familjes përkundrejt kushteve specifike”, thuhet në vendim.