Mediu: Shqiptarët, votën për të bërë realitet projektet e nisura

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale për qarkun e Tiranës Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në fjalën e tij u shpreh se “më 28 qershor shqiptarët duhet të votojnë që të bëjnë realitet projektet e tyre”
Gjithashtu Mediu theksoi se, “Ne duhet të realizojmë ëndrrën dhe qëllimin tonë, i cili pa dyshim do të jetë kontributi më serioz në parlament dhe qeverisje së bashku me demokratët për të ndërtuar Shqipërinë evropiane, për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar. “Sot në NATO, nesër në BE”, nënvizoi Mediu. Duke votuar për Partinë Republikane, jo vetëm ju i keni dhënë votën vetes suaj, por do të përjetojmë suksese të tjera, për të bërë historinë e Shqipërisë shtoi Mediu.
...