Mediu: Te mbrohen zonat nderkufitare
Biodiversiteti dhe mjedisi jane te kercenuara nga ngrohja globale ndaj edhe strukturat pergjegjese duhet te marrim masa. Ky ka qene mesazhi i dhene nga Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili ka kerkuar njekohesisht qe te kete nje perkujdes edhe per zonat e mbrojtura sidomos ato nderkufitare. Deklaratat jane bere gjate konferences Ndermjedisorerajonale per ceshtjet e biodiversiteit ne Ballkan e cila kete here u mbajt ne Mavrove te Maqedonise. Minsitri Mediu eshte takuar me homologet e tij, ate te Kosoves, Serbise, si dhe perfaqesues te Malit te Zi dhe Kroacise. Gjate fjales se tij Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka theksuar se konferenca vjen ne nje moment te rendesishem, kur te gjitha vendet e rajonit te Ballkanit jane duke punuar mbi objektivin madhor, te integrimit ne Evrope. “Ceshtjet e biodiversitetit jane shume komplekse, kane nje baze shume te gjere rajonale madje dhe globale, dhe duhen trajtuar se bashku. Sic, e thashe dhe ne fjalen time, diferencat etnike, politike, religjioze jane shume minore ne raport me problemet e medha qe ne duhet te perballemi se bashku ne raportet e biodiversitetit, sidomos ne kendveshtrimin e ndryshimeve klimatike”, tha Fatmir Mediu. Ne fund te konferences u firmos edhe deklarata per ruajtjen e biodoversitetit te Ballkanit, brenda parimeve te qendrueshme dhe ne kushtet e ndryshimeve klimatike.