E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me perdhunuesin, kapet 18-vjecari

Lushnje- Loja e policise zbulon perdhunuesin e dyshuar te se mitures 9-vjecare ne pyllin e Ardenices, Lushnje. Ndersa kishte ndaluar si te dyshuar mbremjen e se henes nje 42-vjecar me inicialet F. K., i njohur si endacak dhe banues ne fshatin Barbunje, mengjesin e dites se djeshme prangat kane nderruar duar, pasi endacaku eshte lene i lire dhe ne vend te tij eshte futur ne qeli nje 18-vjecar banues ne zonen ku ndodhi krimi monstruoz. Drejtoria e Policise Fier konfirmoi dje zyrtarisht se personi i arrestuar per krimin eshte Fatbardh Hoxha, banues ne fshatin Ardenice, ndersa sqaroi se endacaku i shoqeruar ishte nje prej te dyshuarve per shkak te jetes qe bente dhe levizjeve te dyshimta te diteve te fundit.
Duket se paraqitja per njohje dhe provat e servirura nga ekspertet qe i ekzaminuan, mjaftuan qe grupi hetimor t’i jepte fund paraprakisht ceshtjes qe dje ia percolli Prokurorise se Lushnjes. Dhuna seksuale ndaj vajzes me inicialet M. Sh., banuese ne fshatin Kolonje, ku jetonte me gjysherit, pasi prinderit ishin emigrante ne Greqi, ka tronditur mbare opinionin dhe per tre dite me radhe jane kryer shoqerime te shume personave dhe kontrolle ne cdo lagje. E mitura mesohet se ndodhet ne Tirane per trajtim mjekesor te specializuar, pasi gjenda e saj paraqitet e renduar dhe ka pesuar nje traume. Sipas hetimeve te kryera rezulton se ka qene pikerisht i dyshuari Fatbardh Hoxha qe ka ndjekur dhe me pas mashtruar 9-vjecaren qe e ka pare pasditen e se dieles ne rruget e fshatit Kolonje. Adoleshenti i ka ofruar 600 leke vogelushes, duke e terhequr me pas ne zonen e pyllezuar te fshatit ku dhe jetonte, fqinj me ate te vajzes. Gjysherit e te demtuares, i thane policise se vajza kishte dale per te blere buke, por u kthye vetem pas kater oresh me shenja te shumta dhune ne trup dhe e shokuar krejtesisht. Banoret e fshatit e kishin gjetur ne rruge, duke e kthyer ne shtepi dhe menjehere policia e njoftuar ka nisur hetimet, duke bashkepunuar me mjeket e spitalit te Lushnjes dhe me pas me ata te Tiranes. “Nga teresia e veprimeve hetimore strukturat e komisariatit, ne bashkepunim me prokurorine, arrestuan ne flagrance 18-vjecarin Fatbardh Hoxha”, sqaroi policia vendore, duke hedhur drite edhe per shkaqet e shoqerimit te endacakut 42-vjecar nga fshati Barbunje.
I dyshuari Fatbardh Hoxha, akuzohet per vepren penale “kryerje e marredhenieve seksuale, ose homoseksuale me dhune me te mitura”, megjithese eshte perpjekur te mbrohet duke mohuar akuzen e ngritur. Nje prej fakteve qe ka cuar policine tek adoleshenti ka qene kembengulja e 42-vjecarit F. K., se nuk ishte autor i krimit dhe me pas paraqitja per njohje me te demtuaren rrezoi perfundimisht dyshimet.
Prinderit e vajzes, emigrante ne Greqi
Prinderit e vogelushes se dhunuar seksualisht mesohet se jetonin prej vitesh ne Greqi si emigrante te rregullt, ku dhe punonin, ndersa vinin shpesh ne Kolonje te Lushnjes edhe per te takuar femijet dhe prinderit. Femijet sipas gjysherve jetonin me ta ne fshat dhe nuk kane pasur me pare probleme apo shqetesime. Diten e diel, 9-vjecarja, sipas tyre ka dale te bleje buke ne dyqan, por me pas nuk eshte kthyer, derisa eshte gjetur e dhunuar seksualisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›