Mediu Te ndalim ndotjen tone te Adriatikut dhe Jonit
Cilesia e ujerave te lumenjve deteve liqeneve ujerave mbitokesore dhe nentokesore rrezikohet vazhdimisht nga ndotja e tyre si rezultat i mostrajtimit te ujerave te zeza ose ujerave urbane. Ministri i Mjedisit dhe Administrimit te Ujerave raportoi lidhur me situaten e ndotjes se ujerave ne konferencen Investimet per Trajtimin e Ujerave te Ndotura ne Zonat Bregdetare. Turizmi mbetet nje nder sektoret e rendesishem te ekonomise. Ai tregon sa ka rritje keto vitet e fundit por per ta konsoliduar kete sektor eshte e nevojshme pse jo dhe urgjente zgjidhja e ceshtjes se trajtimit te ujerave te ndotura tha ministri i Mjedisit Fatmir Mediu. Sipas tij aktualisht ne rajon dhe ne bote ekzistojne teknologji dhe metoda te ndryshme dhe efikase te trajtimit te cilat mund te perdoren ne perputhje me kushtet konkrete te vendit tone dhe te zonave te caktuara turistike.
AnalizaSipas Ministrise se Mjedisit shkarkimet e ujerave te ndotura perfundojne te gjitha ne detin Adriatik dhe Jon dhe per rrjedhoje shkaktojne ndotjen e tyre. Shkarkimi i ujerave urbane te paperpunuara i ujerave te patrajtuara te aktiviteteve te ndryshme tregtare dhe industriale si dhe i depozitimit te mbetjeve te ngurta urbane ne afersi te lumenjve jane burimi kryesor i ndotjes se ujerave siperfaqesore. Ndotesit organike jane prezente ne lumenjte qe kalojne permes fushave te naftes dhe prane impianteve te rafinerive. Ujerat bregdetare jane kryesisht te paster pervec zonave bregdetare ku kemi shkarkime te ndotura urbane. Ndotja e ujerave siperfaqesore nga shkarkimet e ndotura industriale eshte zvogeluar dhe kemi permiresim te cilesise se tyre krahasuar me ate te 15 viteve me pare. Arsyeja sipas ministrit te Mjedisit Fatmir Mediu eshte per shkak te mbylljes se shume aktiviteteve industriale si dhe perdorimi i kufizuar i kimikateve ne sektorin e bujqesise.
Cilesia e mire e ujitZonat bregdetare me cilesine me te mire mikrobiologjike te ujerave te larjes jane zona e Dhermiut Himares Borshit Velipojes Shengjinit zona e Jonufrit dhe e Radhimes ne Vlore dhe zona bregdetare e Sarandes me perjashtim te zones ku shkarkohet hidrovori ne kanalin e Cukes. Sakaq sipas raportit te bere dje nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu mjedisi ka perafruar ne menyre te plote direktiven e BE-se per mbetjet qe perfshin dhe ujerat e ndotura.
Kjo eshte bere e mundur nepermjet hartimit te strategjise kombetare per mbetjet planin kombetar te veprimit ligjit per mbetjet dhe akte te tjera nenligjore qe lidhen me normat e lejuara te shkarkimeve te lengeta ne mjedis pa harruar ketu edhe marrjen persiper te pergjegjesive qe Shqiperia ka firmosur ne konventat dhe protokollet nderkombetare.