Irani në zgjedhje parlamentare, opozita mungon

Këto janë zgjedhjet e para që prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, për të cilat opozita thotë se janë manipuluar në favor të Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
Votimi i sotëm nuk shihet si garë mes partisë në pushtet dhe opozitarëve porse si garë mes mbështetësve të Ahmadinexhatit dhe mbështetësve të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Lëvizja e Gjelbër opozitare nuk po merr pjesë në votime. Liderët e saj kanë qenë në arrest shtëpie prej më shumë se një viti.
Mëngjesin e së Premtes, televizioni iranian dha pamje të Ayatollah Khameneit duke votuar në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Ai tha se ishte një “detyrë dhe e drejtë” për iranianët të votonin./Start/F. P/
2012-03-02 11:49