E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet mur urimesh per Presidentin e ri amerikan

Mesazhe urimi per Presidentin e zgjedhur Barak Obama, po mberrijne nga e gjithe bota. Ne Uashington, nje mur nenshkrimesh eshte ngritur ne shkallet e nje prej memorialeve me te famshem te kryeqytetit amerikan. Vizitore nga e gjithe bota ndalojne per te lene urimet me te mira per Presidentin e ardhshem. Te tjere njerez kane derguar mesazhe me e-mail. Tek shkallet e Memorialit te Linkolnit, perkushtuar Presidentit amerikane, qe i dha fund skllaverise, eshte ngritur nje mur nenshkrimesh per te uruar presidentin e pare te zgjedhur afrikano-amerikan, Barak Obama. Ky mur eshte ide e nje organizate interneti jo partiake. Misioni i saj eshte te sigurohet qe pikepamjet e popujve te botes u behen te njohura politikaneve te tyre. Bret Solomon eshte drejtor i programit Avaaz. "Ketu shikohen imazhet dhe mesazhet nga e gjithe bota, nga te kater qoshet e globit, te njerezve qe kane ndjekur nga afer zhvillimet e diteve te fundit ne Shtetet e Bashkuara dhe qe jane shume te inkurajuar dhe plot shprese per te ardhmen", shpjegoi Solomon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›