Svillanovic: BE ka pranuar te gjitha kushtet e Beogradit
Anetari i Komisionit Ekonomik te Kombeve te Bashkuara per Evropen, Goran Svillanovic, ka konfirmuar se Bashkimi Evropian i ka pranuar te gjitha kushtet e Beogradit per sistemimin e Misionit EULEX ne Kosove. Ai ka shfaqur shpresen se ky vendim i BE do te konfirmohet javen e ardhshme edhe ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Keshilli i sigurimit do te debatoje me 11 nentor mbi gjendjen ne Kosove, perfshire edhe modalitetet e sistemimit te EULEX, por diplomatet ne Ist River kane paralajmeruar edhe mundesine qe anetaret e ketij trupi me te fuqishem te organizates boterore, me pelqimin paraprak te Serbise, ta miratojne kumtesen presidenciale me te cilen do te hapeshin dyert per sistemimin e Misionit te BE. Marreveshja ndermjet Beogradit e Brukselit eshte arritur pas negociatave te gjata te zyrtareve te BE dhe autoriteteve ne Beograd dhe te derguarit te posacem te KB, Endrju Ledli, shefit te UNMIK-ut, Lamberto Zannieri dhe zyrtarit te larte te BE, Shtefan Lene. Negociatat jane zhvilluar rreth gjashte pikave qe i ka perkufizuar Sekretari i Pergjithshem i KB, respektivisht mbi funksionimin e policise, doganave, kontrollit te kufirit ne veri te Kosoves, trafikut, infrastruktures dhe mbrojtjes se trashegimise fetare e kulturore serbe.