"EULEX, neutral ne Kosove"
Bashkimi Evropian ka pranuar kushtet e Serbise qe misioni i saj ne Kosove, EULEX, te jete neutral ndaj statusit dhe nuk do te kete lidhje me planin e Marti Ahtisarit. Gjithashtu, BE pranon qe EULEX-it te miratohet ne Keshillin e Sigurimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Vendimi eshte bere i ditur diten e djeshme nga drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme per shtrirje te BE-se, Pjer Mirel. "Bashkimi Evropian ka pranuar se sistemi i EULEX-it duhet te miratohet ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, te jete neutral ndaj statusit dhe nuk do te kete lidhje me planin e Marti Ahtisarit", deklaroi Mirel. Kete deklarate ai e beri per gazetaret pas takimit me zevendeskryeministrin e Serbise, Bozhidar Gjeliuc. Drejtori per Ballkanin Perendimor per shtrirjen, ka shtuar se per kete shkak eshte e rendesishme qe te arrihet kompromisi ne menyre qe EULEX te sistemohet ne Kosove dhe te jete i dobishem per te gjithe banoret e saj. Nderkaq, Gjelic, duke iu pergjigjur pyetjes nese eshte arritur marreveshja me Brukselin per sistemimin e EULEX-it, ka thene se negociatat po zhvillohen nen patronazhin e OKB-se dhe se "zgjidhja duhet te gjendet ne Nju Jork". "Bashkimi Evropian eshte i gatshem qe mandati i misionit te tij civil ne Kosove, te miratohet ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara", ka deklaruar ambasadori francez ne Beograd, Jean Francois Terral, vendi i te cilit kryeson BE-ne. Ai ka thene se, perkunder disa pohimeve ne Beograd, BE-ja nuk do te kerkoje nga Serbia te njohe pavaresine e Kosoves. "Jemi pajtuar me propozimin qe mandati i EULEX-it te miratohet nga Keshilli i Sigurimit, qe ai te jete neutral ndaj statusit dhe se te mos e zbatoje planin e Ahtisarit", ka thene Terral. Ai po ashtu ka shtuar se gjate viteve te ardhshme duhet te gjendet nje zgjidhje per ceshtjen e Kosoves dhe per marredheniet ne mes te Beogradit dhe Prishtines. Kjo, sipas tij do te marre kohe, mirepo, Brukseli konsideron se procesi i integrimeve evropiane eshte ne teresi i lidhur per stabilitetin e rajonit.