"Jemi te vendosur per dialog dhe fqinjesi te mire me Serbine"
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha dje se Kosova eshte e vendosur per dialog dhe fqinjesi te mire me Serbine pasi, sic u shpreh ai, te dyja vendet kane perspektive evropiane. "Beogradi duhet ta ndryshoje qasjen karshi Kosoves derisa pretendon te kete politike pro perendimore", deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar nga Gjilani, ku se bashku me Piter Feith dhe Sadri Feratin qendruan per te sqaruar dhe per t'i dhene mbeshtetje procesit te decentralizimit. Pas takimit me kryetarin e komunes se Gjilanit, kryeministri i Kosoves deklaroi se decentralizimi eshte i domosdoshem dhe proces i cili duhet te percillet me integrime territoriale dhe etnike. "Decentralizimi eshte ne perputhje me pakon e Ahtisarit, te cilen e ka miratuar Kuvendi Kosoves", deklaroi Thaci duke dhene mbeshtetjen e plote te qeverise per implementimin e saj. Perfaqesuesi Civil Nderkombetare, Piter Feith tha se decentralizmi eshte ndryshim dhe reforme, i cili eshte zbatuar me sukses ne shume shtete te Evropes. Decentralizimi nuk behet vetem per serbet, por dobine e tij do ta shohin te gjithe qytetaret e Kosoves, theksoi Feith. "Procesi i reformes se pushtetit lokal, apo decentralizimi eshte menyra me e mire per te permiresuar qeverisjen dhe sherbimet komunale. ICO do te jape perkrahje ne implementimin e decentralizimit, i cili do te ndihmoje ne krijimin e nje klime me te mire ekonomike per tere vendin", eshte shprehur Feith. Nderkaq, Sadri Ferati, minister i Pushtetit lokal, tha se decentralizim eshte pretendim i te gjitha pushteteve lokale dhe shtoi se Qeveria do te perkrahe financiarisht dhe politikisht implementimin e ketij procesi.