E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Zgjedhjet ishin një test për avancimin e vendit drejt BE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha në një konferençë për shtyp, se "zgjedhjet e 28 Qershorit ishin një test i suksesshëm dhe i rëndësishëm në avançimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. PR rikonfirmoi edhe njëherë në këto zgjedhje se është partia e dytë e së djathtës shqiptare dhe një faktor i rëndësishëm i fitores në këto zgjedhje i koaliçionit  "Aleança për Ndryshim", tha Mediu, duke shtuar se “aleança jonë kryesore ka qenë dhe do të mbetet me Partinë Demokratike, por që të mbetemi të tillë në marrëdhënie dhe qëllime të përbashkëta në interes të vendit, mendoj se ka shumë për të parë në marrëdhëniet dhe detyrimet reçiproke ndërmjet dy partive". Në lidhje me pretendimet e kësaj partie për mandatin e humbur në qarkun e Beratit, Mediu tha se "PR do të vazhdojë betejën e saj ligjore për mandatin e qarkut të Beratit, si detyrim ligjor ndaj beratasve që kanë votuar PR-në”. Kryetari republikan vlerësoi koaliçionin e "Aleançës për Ndryshim" me LSI-në, duke u shprehur se "është një koaliçion që i shërben interesave të vendit dhe integrimit në Bashkimin Europian".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›