E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërritja e LSI-së tek qeverisja, tregues i triumfit të alternativës së integrimit perëndimor

Qe pas perplasjes dhe konjukturave ne PS, kryetari i LSI Ilir Meta dhe eksponentet e kesaj force politike nuk jane ne qeverisje. Absolutisht te gjithe votuesit - e jo vetem ata - e dine mire se ne moralin e çdo force politike eshte fitimi i pushtetit, e kjo eshte krejtesisht e qarte, e thjeshte dhe e kuptueshme. Atehere pyetja normale ne kohezion te plote me deshiren e mbështetesve eshte pse quhet amorale nga socialistet ky qendrim i Ilir Metes? Kryetari i LSI para zgjedhjeve ka deklaruar se ne rast fitoreje do te bejme koalicion me PS... Krejtesisht normale do te ishte nese ajo do te fitonte shumicen e votave te elektoratit. Z Meta kete nuk e mohoi edhe pas zgjedhjeve, madje ne deklaraten publike qartesoi pozicionin e meparshem se Berisha ishte kundershtari i tij politik deri  diten e zgjedhjeve. Por kundershtarë politikë per te fituar zgjedhjet ishte edhe Poli i Lirise e Bashkimi per Ndryshim, per te mos permendur PBDNJ, PDK e deri tek partia e Gjinushit, i cili po te kishte fituar qofte edhe nje deputet do te kishte braktisur radhet e koalicionit parazgjedhor dhe do te ishte futur nen strehen e qeverisjes së re. Kjo do te ishte e sigurte si drita e diellit dhe perseri eshte e moralshme. Ne politike pas dites se zgjedhjeve ulen armet politike e destruktiviteti dhe fillon politika institucionale ne parlament, aty ku eshte mejdani i fjales se lire. Kjo eshte ABC-ja e politikes ne demokraci, te pakten votuesit keshtu e kuptojne, sidomos pjesa qe zoteron minimalen e kultures demokratike. Pra verdikti i qytetareve duhet lexuar pa emocione, kete e shprehin edhe shumica e perfaqesuesve te klases politike e faktoret e ndryshem qe ndikojne ne zhvillimin e vendit. Pikerisht ne kete stad shohim dy palë politikanesh amoralë qe s’kane asgje te perbashket me interesat e zgjedhesve perveçse konfliktualitetit e baltosjes se realitetit. Te gjithe votuesit kane ndjekur fushaten dhe deklaraten parazgjedhore te kreut te socialisteve “vota per LSI eshte vote per Berishen” e shumë edhe ia degjuan fjalen. Por gjithsesi, subjektit LSI zgjedhësit i derguan afro 82 mije vota, pra formalisht keta votues nuk jane mbeshtetesit e PS-së, per te cilët Edvini pretendon e proteston. Ata kane votuar Ilir Meten e stafin e tij per te qeverisur vetem, apo ne bashkepunim me çdo force politike, absolutisht nuk e kane shprehur vullnetin e tyre qe Ilir Meta e LSI te qendrojne ne opozite, sipas analisteve nese ishte keshtu te pakten keta mbeshtetes do te kishin abstenuar. E qarte perseri  si drita e diellit se Berisha eshte fituesi i zgjedhjeve te 28 qershorit ku qendron  amoraliteti ne kete mes? Tek disa prej analisteve te tipit x dhe y qendron ne faktin se koalicioni Berisha me 17 subjekte politike disa prej te cilave te paperfillshme arriten jo vetem te fitojne mbi tre koalicionet e tjera, por edhe qe te perballojne propaganden dizinformuese te dhjetra subjekteve te tjera politike e mediatike, te cilat nuk arriten t’u bashkohen ketyre koalicioneve per arsye financiare. Pikerisht nuk e permendin prejardhjen biologjike te Bllokut siç ishin partite e punes, komuniste dhe te rindertuara, sepse nuk moren pjese ne zgjedhje, por ata 50-60 parti te tjera ekzistojne, qofte edhe me dy anetare per te mbjelle faren e kundershtise ndaj qeverisjes. Nuk kishte pse te mendohej kryetari i LSI Ilir Meta per te bashkepunuar me Berishen. Ai ka qene ne te njejten llogore sebashku me Majkon e te tjere studente qe e kane perqafuar nderrimin e sistemit, pavaresisht rrugeve politike te mevoneshme, per t’ia arritur qellimit final, qe ta bejme Shqiperine si e gjithe Europa. Asgje me shume se pergjegjesi politike nuk ka treguar kreu i LSI. Ai per here te pare merr pjese ne qeverisje qendrore me stafin e vet politik, qendrimi ne kohen e duhur e demostrimi publik i performances se nje politikani te pergjegjeshem jo vetem i ka lartesuar figuren, por ai ka fituar krenarine e mbeshtetjen e fuqishme te fituesve. Vetem te bashkuar e te pergjegjeshëm do te arrijme integrimin e plote ne familjen europiane. Plotesimi i standardeve kerkon politikane me vizion te qarte per integrimin e vendit në BE dhe këto parakushte prej vitesh vertetojnë se i plotëson dyshja Berisha - Meta.


Pra ne vend te komentit do te ishte konfirmimi se levizja politike e Metes eshte ne kohezion te plote me kerkesat e shqiptareve per t’u integruar ne familjen europiane, ështe aspirata e hershme dhe e tanishme e shumices absolute te shqiptareve per t’u bashkuar me Perëndimin, si dinjitozë, te lire dhe te barabarte, prandaj tani shpresojme edhe me shume tek fakti i bashkimit te dy forcave udheheqese te integrimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›