Qeveria shqiptare e gatshme të krijojë mundësinë e një zone të lirë për biznesin kinez
Kryeministri Sali Berisha siguroi sot, se qeveria shqiptare është e gatshme të krijojë mundësinë e një zone të lirë për biznesin kinez, ndërsa vuri në dukje se "aktualisht në Shqipëri po ndërtohen disa parqe industriale". Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë priti sot në një takim një delegaçion të Asamblesë Popullore të Kinës, të kryesuar nga zoti Lu Zhonghe, nënkryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Popullore të Kinës. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, Kryeminstri Berisha u shpreh se "Shqipëria është një vend i vogël, por me potençiale mjaft të mëdha në fusha të ndryshme". "Qeveria shqiptare do të inkurajojë dhe do të mbështesë investimet e kompanive kineze në Shqipëri, në mënyrë që ato të jenë të suksesshme, veçanërisht në infrastrukturë, në porte në energjetikë, në zhfrytëzimin e pasurive minerare etj", u shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu, Kryeministri Berisha ftoi ekspertët kinezë që të kontribuonin me eksperiençën e tyre të jashtëzakonshme dhe të suksesshme në zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë. Duke e çilësuar këtë një vizitë shumë të rëndësishme në kuadër të forçimit të miqësisë mes dy vendeve, Kryeministri Berisha përçolli gjithashtu ftesën që autoritetet më të larta të Kinës, Kryeministri Ëen Jiabao dhe Presidenti, Hu Jintao të vizitojnë së shpejti vendin tonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një nivel të shkëlqyer, tha Kryeministri Berisha duke shprehur mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme, që Kina i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë zhvillimit dhe modernizimit të Shqipërisë. Nga ana e tij, z. Lu Zhonghe u shpreh se qeveria kineze ndiqte me interes dhe me admirim, eçurinë me ritme të jazhtëzakonshme të reformave ekonomike të Shqipërisë, si dhe vlerësoi si "të admirueshme hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për të përballuar efektet e krizës ekonomike që ka përfshirë botën". "Falë hapave të ndërmarra dhe reformave të qeverisë të kryeministrit Berisha, Shqipëria ka një ekonomi në zhvillim, e çila do të ketë një rritje të konsiderueshme edhe në këtë periudhë të krizës botërore ekonomike", tha ai. Në këtë drejtim, z. Zhonghe siguroi se qeveria e Kinës do të inkurajojë kompanitë më të mëdha kineze që të investojnë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi se "shfrytëzimi i potençialeve të Shqipërisë ka ngjallur një interes të madh tek sipërmarrësit kinezë, veçanërisht në ndërtimin e porteve, në shfrytëzimin e mineraleve, në infrastrukturë, në energjetikë etj". Gjatë takimit, të dyja palët theksuan rëndësinë e forçimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në kulturë dhe në arsim.
...