E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagos rëndë fqinjin, arrestohet 36 vjecari

Burime zyrtare nga policia thanë se 36 vjecari nga Burreli ka goditur me dru në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit 42 vjeçarin qe banonte prane tij. Fqinji është përcjellë në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës 

DURRES-Policia e Durrësit arrestoi natën e kaluar një 36 vjeçar, disa orë pasi kishte dhunuar për motive të dobëta fqinjin e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Burime zyrtare nga policia thanë se Shkëlqim Cani, lindur në Burrel dhe banues në lagjen nr.14, ka goditur me dru në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit 42 vjeçarin Xhelal Mëhilli, i cili është përcjellë në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës. 36-vjeçari Cani do të hetohet për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›