Korçë, arrestohet i kërkuari për vjedhjen e dy turistëve çekë

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari për grabitje të dhunshme përdhunim. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Identiteti i Rremë” u arrestua 24-vjeçari Maljan Mecolli, lindur dhe banues në fshatin Zvezde të rrethit Korçë.
Sipas policisë Maljan Mecolli ka qenë person i shpallur në kërkim prej datës 2 gusht 2006 ku Gjykata e Korçës e ka dënuar me 8 vjet burg për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Vjedhje me dhunë”.
24-vjeçari në bashkëpunim dhe me Redion Terolli ( i cili vuan dënimin në burg) më 30 korrik 2006 në aksin rrugor Zvezde-Liqenas kanë vjedhur me dhunë shtetasit me kombësi Çeke: Robert Tropek dhe shtetasen me iniciale A.K si dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase çeke.
Ndërkohë materialet e përpiluara për këtë rast do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime te mëtejshme.