E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theodoropoulos, audicione për korin

“Trojanet”Theodoropoulos, audicione për korinRegjisori grek Vangelis Theodoropoulos rikthehet në Tiranë. Këtë herë për të zgjedhur 15 vajzat e korit, që do të interpretojë në tragjedinë “Trojanet” të Euripidit. Në konceptin e Theodoropoulosit kori nuk është një sfond, por një personazh shumë i rëndësishëm i veprës. Deri tani është përzgjedhur aktorja që do të luajë Hekubën, Margarita Xhepa, kompozitori Fatos Qerimi, ndërsa tragjedia është shqipëruar nga Romeo Çollaku. Premiera e “Trojaneve” do të jetë në muajin korrik në skenën antike të Butrintit.PremieraFranku V, javës që vjenPremiera e “Frankut V” do të jetë javën që vjen. E parashikuar për këtë fundjavë, komedia muzikore “Franku V” i Friedrich Durenmat do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar javën që vjen. Kjo vepër vjen nën regjinë e Arben Kumbaros dhe interpretimin e një kasti prej 17 aktorësh, mes të cilëve Luiza Xhuvani, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Roland Trebicka, etj. Në këtë vepër aktorët do të performojnë edhe si këngëtarë e valltarë.RegjisorëtNisin aplikimet për festivalin e të rinjveTeatri Kombëtar shpall konkursin për Festivalin e të Rinjve. Ashtu siç është kthyer në traditë edhe këtë vit do të zhvillohet festivali i regjisorëve të rinj, i cili mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kanë filluar aplikimet dhe të rinjtë kanë afat deri në muajin maj, për të paraqitur projektet e tyre. Aplikuesit duhet të jenë diplomuar për regji dramatike dhe në projektin e tyre duhet të përfshihen vetëm aktorë e skenografe të rinj. Një vit më parë fondi i akorduar ishte 5 milionë lekë. Për këtë edicion drejtori i TK- ka kërkuar një rritje të këtij fondi.FestivaliShopeni, qytetar i gjithë botësShopeni, qytetar i gjithë botës, vjen edhe në Tiranë. Sot në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nis edicioni i VII-të i Festivalit Shopenian. Një aktivitet që organizohet nga Shoqatat shqiptare e polake, “Frederik Shopen” dhe Orkestar e Radio Televizionit Shqiptar. Festivali nis sot në orën 19.00 me vepra të kompozitorit për piano dhe orkestër. Interpretrojnë pianistet Rinko Kabayashi nga Japonia, Joana Llavrinoviç nga Polonia dhe Rudina Ciko. Emra të njohur të pianistikës, jo vetëm në skenat e vendeve të tyre. Shoqërohen nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit polak Mirosllav Bllashçik. Ky i fundit në sezonin e kaluar ka drejtuar Orkestrën e Filarmonisë Kombëtare në Ëashington si dhe në Lituani e Letoni. Në kuadrin e edicionit të shtatë të Festivalit Shopenian do të zhvillohen disa aktivitete nga artistë shqiptarë e të huaj. Do të jetë i pranishëm edhe presidenti i shoqatës ndërkombëtare “Fredeik Shopen”, Gruzhinski. Këtë vit festivali zhvillohet në skenën e TKOB-it, ën vazhdën e bashkëpunimeve mes këtij institucioni dhe homologëve polakë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›