E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topi dekreton ligjet për Gjykatën Administrative dhe EULEX

TIRANË-Presidenti Bamir Topi dekretoi sot dy ligje të rëndësishme të sapo miratuara nga ligjvënësit në Parlamentin shqiptar, atë për Gjykatën Administrative dhe për hetimin e EULEX në Shqipëri.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, si dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, Dekretoj: Shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 53/2012 “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it”. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

Po sot Topi dekretoi dhe ligjin për EULEX, ku misioni europian në Kosovë me anë të votave që mori në parlamentin shqiptar, lejohet tashmë të hetojë dhe në territorin shqiptar për akuzat e eurodeputetti Marti Dik, për trafikim të organeve njerëzore.
“Dekretoj shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 53/2012 “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›