E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu me studentët e huaj në Gjirin e Lalëzit

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i shoqëruar nga deputeti Jemini Gjana kanë vizituar në plazhin e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit 120 studente të mbërritur nga vende të ndryshme të Europës, ndërmjet tyre edhe studentë shqiptarë të gjeoshkencave, të cilët nën organizimin e shoqatës Eugen kanë mbërritur për të pushuar në këtë plazh. Ministri Mediu ka vlerësuar praninë e studentëve të huaj si një hap drejt zhvillimit të turizmit dhe njohjes së resurseve dhe bukurive natyrore të vendit tonë. Ministri Mediu dhe grupi i studentëve kanë bërë edhe pastrimin e një pjese të plazhit nga mbeturinat.

"Ky eshte nje moment sa i vecante, aq dhe interesant dhe eshte i vecante, sepse jane te rinj nga 16 vende te Europes, qe mblidhen ne Shqiperi, ne nje tradite te pervitshme duke u mbledhur ne vende te ndryshme. Me teper te orientuar nga gjeoshkenca, per te pare natyren, mjedisin, per te vizituar Shqiperine dhe mendoj se eshte nje moment i rendesishem i promovimit te vlerave natyrore, te bukurise shqiptare ne kete pjese te rinise europiane. Nje ze besoj qe do te ndikonte sadopak ne kete vlere te padiskutueshme qe ne kemi", thote Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.

Pergjegjesi i departametit te shkencave te tokes ne fakultetin gjeologji-miniera çerçis Durmishi eshte shprehur se shoqata Eugen po jep nje kontribut te cmuar ne promovimin e bukurive te vendit tone, sidomos plazhit te gjirit te Lalezit i cili ende eshte pak i frekuentuar nga pushuesit. Studentet do te qendrojne ne kete plazh deri ne daten 1 gusht dhe gjate ketyre diteve do te zhvillohen ekskursione edhe ne pjese te tjera te bregdetit te Adriatikut.

Aleks Kalemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›