Rrezik shembje në kalanë e Peqinit
Kalaja e Peqinit, si objekti i vetëm historik i ekzistencës së këtij qyteti,po shembet pjesë-pjesë.Një ndër tri kullat e saj,lartësuar mbi muret e kalasë është shembur krejtësisht dhe dukuria ka përshirë edhe muret rrethues,që kanë nisur të çahen në një gjatësi të konsiderueshme. Shembja ka nisur që para tre muajsh por agjentët atmosferikë,sidomos shirat e verës, kanë rrëzuar murin mbajtës së bashku me kullën e tretë në Jug në një gjatësi prej mbi pesë metrash.
Në fakt, ky objekt është lënë për shumë kohë në mëshirë të fatit dhe nuk ka njohur asnjë restaurim që prej 40 vjetësh, edhe pse është regjistruar si objekt i rëndësisë së veçantë nga Insitituti i Monumnteteve të Kultures. Bashkia e Peqinit ka premtuar vendosjen e kalasë si në një ndër prioritet e saj por nuk ka patur as fonde dhe as hapsirë ligjore për të vepruar. Ne nuk mund të ndërhyjmë pa lejën e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe të vetmen gjë që kemi bërë, mbetet vënia në dijeni e organeve përkatëse - ka pohuar kreu i bashkisë së këtij qyteti Ilir Rrushaj. Kalaja e Peqinit, e ndërtuar rreth viteve 1431-1432, para asaj të Elbasanit, mendohet se i përket periudhës së fundit të Perandorisë romake, kohë që përkon edhe me ndërtimit e rrugës "Egnatia”.
Besim Dybeli < I mëparshmi