E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu niset për Amerikë, zvarritet hetimi

Fatmir Mediu, ish-ministri i mbrojtjes i akuzuar nga prokuroria si përgjegjës për shpërthimin e ndodhur në Gërdec, është nisur sot për në Amerikë. Së bashku me Familjen mësohet se ai ka lënë Shqipërinë për 10 ditë, për arsye familjare. Të paktën kështu ka deklaruar në një letër drejtuar Këshillit të Mandateve, pranë parlamentit i cili ka në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij. Erjon Brace, deputet i PS tha se ky udhëtim i Mediut bëhet me qëllim zvarritjen e çështjes së heqjes së imunitetit. “Ata kërkojnë të shtyjnë gjërat dhe mos ti hapin rrugë prokurorisë për hetime të mëtejshme” – tha Braçe. Sipas Braces eshte Berisha i qe e orienton kete shtyrje thjesht dhe vetem per te shpetuar veten e tij nga ky hetim.Keshilli i imuniteteve ka marre nje dite me pare dosjen e percjelle nga prokuroria per heqjen e imunitetit te ish-ministrit Mediu, i cili akuzohet per shperdorim detyre qe shkaktoi edhe shperthimin e ndodhur ne Gerdec ku mbeten te vdekur 26 vete dhe u shkaktuan deme te medha financiare.

Edhe drejtues të lëvizjes Mjaft kanë kërkuar të vazhdojë hetimi i Mediut. Ata thanë se kryetarja e kuvendit e ktheu njëherë cështjen për mungesë dokumentacioni. Ndërkohë që edhe herën e dytë kur dosja prej 800 faqesh e prokurorisë u paraqit në këshillin e Mandatave u bë sërish një shtyrje me një justifikim jo të besueshëm, se duhet dëgjuar edhe pala tjetër  pra dëshmia e Mediut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›