Sa të dhunshëm janë stadiumet?
Në Shqipëri dhuna nëpër stadiume është rishfaqur sërish. Incidenti i fundit është shënuar në stadiumin e Gjirokastrës, gjatë një ndeshjeje mes Butrintit të Sarandës dhe Delvinës.
Dhuna shpërtheu kur pjesëtarë të forcave të policisë thuhet se përdorën dhunën ndaj grupit të tifozëve nga Delvina që iu afruan hekurave të poshtme të stadiumit për t'u përshëndetur me lojtarët pas shënimit të një goli.
Ndonëse në këtë rast mund të cilësohet si protagoniste e dhunës, në shumicën e incidenteve të tjera, që përgjithësisht kanë ndodhur në qytetet më të vogla, policia është vënë në vështirësi për t'i kontrolluar situatat që janë krijuar gjatë, apo pas ndeshjeve.
Edhe në Kosovë ka pasur raste të dhunës mes tifozëve rivalë.
Vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme ndaj dhunës në stadiume, dukuri që shpesh i referohemi si 'huliganizëm'.
Vitin e kaluar autoritetet në Itali morën disa masa drastike për të forcuar sigurinë në stadiume.
Po ju çfarë mendoni për këtë dukuri?
Si mund të bëhen stadiumet më të sigurta?