E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: pezullohen lejet per shfrytezimin e shtreterve te lumenjve

Lumenjte nuk do te shfrytezohen per nje periudhe kohe, edhe per firmat te cilat e kane nje leje te miratuar. Kjo pune do te rifilloje pasi te behet nje studimi i mirefillte i gjendjes se shtreterve te lumenjve. Masat merren nga Ministria e Mjedisit, vetem pak jave pas nje situate dramatike te krijuar ne disa rajone te vendit si pasoje e permbytjeve, per te cilet nje ndikim te madh pati edhe shkaterrimi i shtreterve te lumenjve. Ministri i Mjedisit raportoi para deputeteve te Komisionit te Bujqesise dhe Mjedisit per kete ceshtje. "Duhet te arrijme ne frenimin e shfrytezimit te lumenjve sidomos ne gjendjen qe jemi sot, sepse kemi vajtur ne tabanet e tyre dhe kemi krijuar probleme shume te medha me ujerat nentokesore me shpejtesine e levizjes se ujit qe shkaktojne probleme me permbytjet dhe te erozionit", u shpreh Fatmir Mediu. Ky i fundit kerkoi mbeshtetjen e Task-Forces, per te sekuestruar te gjitha mjetet e firmave qe punojne ne menyre te paligjshme. "Task-Forca prane keshillave te baseneve duhet te veproje e per te bere pezullimin e aktiviteteve te paligjshme ne shtratit e lumenjve", u shpreh Mediu. Ministria e Mjedisit kerkoi qe te behen studime per ndertimin e argjinaturave ne shume zona te cilat jane konstatuar si problematike. Vete Ministria e Mjedisit do te financoje disa projekte per rindertimin e argjinaturave ne lumin Bune dhe Drin. Tjeter problem i bere publik, ishte edhe mosvjelja e gjobave ndaj kompanive qe prodhojne inerte ne menyre te paligjshme, jashte afateve te licencimit.

Afatet
Edhe pse ka vendim te qarte qe nuk lejohet shfrytezimi i inerteve nga periudha e nentorit ne nje periudhe 6 mujore, ne kundershtim me kete vendim, vazhdohet te shfrytezohen inertet. Sipas rregullores shfrytezimi per inerte duhet bere kryesisht ne burim te lumenjve apo perrenjve, ku dhe ka inerte me shume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›