E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezoi gruan si prostitute, sillet i prangosur

Tirane-I kerkoi doren per nuse bashke me disa familjaret e tij, por sapo ka kapercyer detin, e ka nxjerre ne rruge te punoje si prostitute. Gentian Lici nga Peqini, ishte listuar si person i shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi eshte denuar ne mungese per trafikim te femrave per prostitucion, me 15 vjet burg. Diten e djeshme ne mesdite, ai eshte sjelle nga Roma ne Rinas, me qellim vuajtjen e denimit te vendin e tij. Ne vitin 2002, ai u lidh me nje vajze me inicialet I.T. Ne prill te ketij viti, se bashku me vellain e tij, Petrit Lici dhe kater te tjere, Gezim Lici, Hazir Shyra, Dilaver Muhja dhe Kristaq Elezi, jane paraqitur ne familjen e vajzes dhe i kane kerkuar doren per nuse. Duke shfrytezuar gjendjen e veshtire ekonomike te familjes se vajzes, me ane te mashtrimit, ata kane mundur te bindin prinderit e saj qe kjo te martohej me Gentianin dhe me pas, te dy do te shkonin per te punuar ne Itali, per te siguruar te ardhura financiare. Vajza ka bere lidhjen ne martese me Gentianin dhe me pas, te dy jane larguar ne vendin fqinje. Por atje, pa se qellimi i burrit te endrrave te saj, nuk ishte puna e ndershme, por nxjerrja e saj ne rruge dhe shfrytezimi si prostitute. Vajza e detyruar me force, ka punuar per disa kohe, nderkohe qe ka vene ne dijeni familjen e saj per cka i ndodhi. Nena e te demtuares ka bere kallezim penal para organeve te drejtesise, ku eshte regjistruar edhe procedimi penal per te paditurin. Sipas pohimeve te vajzes, pas arrestimit nga policia italiane, ajo ka treguar se eshte shfrytezuar per nje kohe te gjate prej Gentianit dhe vellait te tij Petrit Lici, te cilet ishin edhe tutoret. Kater vjet pas denoncimit nga nena e vajzes, Gjykata e Lushnjes, ne mars te vitit 2006 e ka deklaruar fajtor Gentian Licin dhe e ka denuar me 15 vjet burg ne mungese. Po keshtu me 15 vjet burg, eshte denuar edhe vellai i tij Petrit Lici, i cili pas arrestimit ne Itali, eshte ekstraduar ne Shqiperi ne korrik te vitit te kaluar.
L.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›