"Ok" ekstradimit te Gjokes, i kerkuari nga FBI per trafik droge
TIRANE - Gjykata e Tiranes vendosi dje t'i hape rruge ekstradimit per ne SHBA te Gazmir Gjokes. Vendimi u dha nga gjyqtari Ritvan Hado, ne prezence te te pandehurit, mbrojtesit te tij, si dhe perfaqesuesit te prokurorise. Vete i pandehuri Gjoka, pranoi qe te ekstradohej drejt SHBA-se, ku edhe eshte duke u hetuar per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim". Nderkohe qe ishte arrestuar ne vendin tone, Gjoka kishte marre garanci nga avokati i tij ne Amerike, se ceshtja do te trajtohej drejte dhe se ai mund te kishte lehtesira. Pikerisht deklaratat e avokatit e binden Gjoken te vendoste per ekstradim ne Amerike me deshiren e tij. Gjoka akuzohet se se bashku me dy shqiptare te tjere me banim ne SHBA, jane organizatoret e trafikut te droges ne disa shtete te tjera. Grupi perbehej nga 17 persona, ndersa trafiku kryhej me ane te avioneve, ku ishin te implikuar edhe pilotet. Grupi kriminal vepronte ne disa qytete ne veri te Nju Xhersit, si ne Bruklin dhe Nju Jork, por mesohet se kishte lidhje dhe me grupe kriminale ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove, Serbi, Kanada si dhe ne disa shtete te tjera te SHBA-se. Gjate operacionit "Shqiponja e zeze", FBI sekuestroi me shume se 500 mije dollare, si dhe dy aeroplane te cilet dyshohet se perdoreshin per te transportuar drogen, armet dhe lendet e tjera te kontrabandes.
R.C