Rapidi, shpresat tek Salihi per titullin kampion
Aranit Muraci
Para portes shfaqet agresiv, jashte fushes ai qendron vazhdimisht i heshtur. Fjala eshte per lojtarin e kombetares sone, Hamdi Salihi, i cili aktivizohet me ekipin e Rapidit te Vjenes ne Austri. Kampionati austriak pas pauzes se dimrit do te filloje kete fundjave dhe sulmuesi kuqezi pritet te luaje "fazen me te veshtire" te karrieres se tij. Salihi do te kete peshen kryesore te sulmit,. Sulmuesi tjeter Jelavic kreu nje operacion ne qafe dhe nuk eshte rikthyer ende ne forme. 26-vjecari shqiptar, pas tre viteve ne radhet e Riedit, u bashkua me nje ekip me te forte, te Austria e Vjenes. "Trajneri ka kerkuar qe une te punoje me shume per ekipin",- thote Salihi dhe gjate pjeses se pare te sezonit ai ka shkelqyer ne Vjene: - "Kam gjetur ambientin e duhur. Me pelqejne qytetet e medha, si Vjena. Pervec kesaj, aeroporti eshte me afer dhe me ndihmon shume". Lojtari fluturon shpesh sa te jete e mundur drejt vendit e tij Shqiperise, per te vizituar familjen. Nje here ne muaj ai shkon ne Shqiperi per te takuar prinderit, qe vazhdojne te jetojne ne Shkoder. Shqiperia eshte nje vend, ku mbizoteron popullsia e besimit mysliman. - "Une falenderoj zotin per cdo gol qe shenoj, por edhe pse jam mysliman akoma vazhdoj qe te ha mish derri dhe te pi birre", - shton Hamdi Salihi. Problemin e pare ne karriere Hamdi Salihi e perjetoi kur u largua nga vendlindja e tij, Shkodra drejt Panioniosit ne Athine: - "Nuk e kemi marre rrogen per tre muaj. Une ne ate kohe isha mjaft i forte nga ana psikologjike dhe vendosa qe te kthehesha shume shpejt ne Tirane". Hamdi Salihi ne karrieren e tij me ekipin e Tiranes u kthye ne golashenuesin me te mire te kampionatit shqiptar dhe trajneri ne ate kohe i kombetares shqiptare e seleksionoi ne ekipin perfaqesues te Shqiperise. Sipas rekomandimit te Oto Baricit, ("Salihi eshte Gerd Myleri i Shqiperise"). Pas kalimit ne Austri te Riedi, trajneri Paul Gludovac ishte per ate "si nje prind," por si duket edhe per trajnerin aktual te Rapidit te Vjenes, Pakult, ai ka te njejtat vleresime. Hamdi Salihi thekson se nuk ka asnje problem, per cfare i kerkon trajneri qe te realizoj me ekipin e tij: - "Qellimi im eshte qe te shenoj dhe te jem sa me rezultativ, si cdo vit me pare. Goli eshte detyra ime dhe kete kam bere deri tani". Mbi te gjitha, ne zonen e rreptesise, eshte krejt ndryshe nga c'paraqitet jashte fushes. - "Perpara portes jam agresiv, edhe pse jam zakonisht i qete. Kjo ndodh sepse une e kam shume te veshtire te flas me ze te lart", - shprehet Hamdi Salihi.
Salihi hedh poshte aludimet per ndeshjen, Vllaznia- Rapid i Vjenes
Vllaznia eshte skuadra e pare ne karrieren e sulmuesit, Hamdi Salihi. Rapidi i Vjenes, me te cilen lojtari aktivizohet gjate ketij edicioni fitoi ndeshjet ne kupat e Evropes, me shume lehtesi, ndaj Vllaznise se Shkodres. Por pas ndeshjeve evropiane jane hedhur dyshime nga UEFA, se mund te jene trukuar shume ndeshje, mes te cilave edhe te ish-ekipeve te tij, Vllaznise dhe Tiranes. Sulmuesi kuqezi qe i njeh ambientet e klubeve ne fjale, sidomos ate te Vllaznise, thote se dicka e tille eshte e pamundur. "Jam tmerruar, kur kam lexuar kete lajm, sepse te klubi Vllaznia kam pasur fillimet e karrieres sime dhe disa lojtaret e ekipit jane miqte e mi", - thote Salihi. "Eshte e trishtueshme. Ne nje ambient futbolli, ku ne jetojme cdo dite, dicka e tille duhet te jete e papranueshme", - shprehet sulmuesi shkodran i Rapidit te Vjenes.