E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet 500 mije dollare mall kontrabande, pranga 2 tregtareve

Tirane-Ka deshtuar tentativa e disa tregtareve vendas, per te futur nje sasi malli kontrabande. Ne saje te operacionit te koduar "Morina", strukturat e hetimit te krimit ekonomik, sekuestruan rreth 20 mije pale kepuce atlete kontrabande, si dhe vune ne pranga 2 tregtare. Ndersa nje tjeter bashkepunetor i tyre po hetohet ne gjendje te lire, dhe dy te tjere jane shpallur ne kerkim. Durim Myslia 23 vjec dhe Zymbil Trota 39 vjec, jane dy te arrestuarit, ndersa ne gjendje te lire po ndiqet Bujar Shehu 40 vjec. Veprimtaria e tyre tregtare ne menyre te paligjshme, kishte 2 muaj qe hetohej deri sa u arrit kapja e kesaj sasie malli kontrabande, qe arrinte nje vlere prej rreth 500 mije dollare. Sipas policise, ky mall kontrabande, dyshohet se vinte nga Bullgaria per ne Shqiperi permes pikes doganore te Qaf Morines dhe kishte si synim, shitjen e tij ne tregun e Medresese ne Tirane. Sekuestrimi i ketij malli kontrabande u realizua, pasi u bene verifikimet e dokumentacionit dhe rezultoi se malli nuk kishte asnje dokument te origjines dhe asnje dokument te zhdoganimit te tij. Dyshohet se kontrabanda realizohej me dy automjete furgon dhe me pas, malli kontrabande shkarkohej ne kamionin tip "Benz" me targe KU 2536 A, ne pronesi te shtetasit Zymbil Trota, mjeti u sekuestrua se bashku me mallin. Aktualisht, vazhdon puna intensive per dokumentimin e veprimtarise se personave te tjere te perfshire ne kete kontrabande.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›