Mediu rekomandime nga Biden e Countryman Problemet zgjidhini me dialog jo dhune

Fatmir Mediu
Uashington 5 shkurt 2011 NOA- Ministri i Mjedisit njekohesisht kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu i ftuar nga Kongresi Amerikan zhvilloi nje vizite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku mori pjese ne Mengjesin e Lutjeve ne te cilin ishte i pranishem edhe Presidenti Obama.
Gjate Mengjesit te Lutjeve ministri Mediu u takua me Zv. Presidentin Joseph Biden i cili vleresoi zhvillimet e rendesishme te Shqiperise si vend anetar i NATO-s dhe rrugen drejt se ardhmes.
Duke shprehur falenderimet per mbeshtetjen e SHBA-se per Shqiperine dhe shqiptaret ministri Mediu ne emer te kryeministrit Berisha e ftoi Zv. Presidentin Biden ne Shqiperi.
Zv.Presidenti Biden shprehu kenaqesine per te ardhur ne Shqiperi.
Gjate vizites ne Uashington dhe aktiviteteve te shumta ne kuader te Mengjesit te Lutjeve Mediu u takua me perfaqesues te larte te administrates Amerikane me zv.asistent sekretarin per Europen dhe Azine Thomas Countryman me senatoret Benjamin Cardin Tom Coburn Jim DeMint Jeff Session Mark Pryor Richard Burr Joseph Liberman Jeanne Shaheen Roger Wicker Saxby Chamblis me kongresmenet Steny Hoyer Mike Doyle Robert Aderholt Jeff Miler Lincon Davis Randal Hultgren. Perfaqesuesin e Komitetit te Helsinkit Bob Hand.
Te gjithe bashkebiseduesit vleresuan Shqiperine si partnere te rendesishme dhe kontributet ne NATO dhe punen per rrugen drejt BE-se dhe sidomos liberalizimin e vizave.
Ata shprehen bindjen se Shqiperia do te vazhdoje progresin ne anetaresimin e plote ne BE.
Me tej ata theksuan se Shqiperia duhet te vazhdoje te forcoje shtetin ligjor duke zgjidhur mospajtimet dhe problemet ne institucionet legjitime nepermjet reformave dhe nje dialogu te qendrueshem dhe jo dhunes duke garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne 8 Maj.
Nga ana e tij ministri Mediu i shprehu edhe njehere mirenjohjen e te gjithe shqiptareve dhe ne menyre te vecante te qeverise per mbeshtetjen dhe miqesine e vazhdueshme dhe vecanerisht per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe Shtetet e Bashkuara i dhane Shqiperise ne anetaresimin e plote ne NATO dhe rrugen drejt BE-se.
a.y/NOA
Tagsadministrata amerikane Mediu perfaqesues shqiperi