Imami Shqiperia europiane mund te behet vetem me pune

Ministri Imami gjate vizites ne kantier
Durres 5 shkurt 2011 NOA- Ministri i Mbrojtjes Arben Imami diten e sotme inspektoi punen per ndertimin e anijeve ne Kantierin e ndertimit te Anijeve ne bazen detare te Pasha Limanit.
Gjate fjales se tij ai vleresoi kete arritje jo vetem per Floten detare por per gjithe vendin.
Ai e cilesoi kete kantier si nje nga me te rendesishmit ne vendin tone nga pikepamja e kapaciteteve teknologjike.
Ne bashkepunim me kompanine hollandeze Damen po prodhohen dy anije te ngjashme me Ilirian qe ne kemi tashme per Rojen bregdetare. Sigurisht ajo qe ndodhi pak dite me pare eshte nje gje qe ne duhet ta harrojme ta kapercejme dhe te vazhdojme ta bejme kete vend nje vend ku punohet zhvillohet ku ndertohet ku zhvillohen zgjedhje te lira ku ka turizem ku ka prosperitet shpreh ministri gjate fjales se tij.
Me tej ai shtoi se vetem me pune dhe me seriozitet mund te bejme nje Shqiperi europiane.
Sipas tij Shqiperia europiane me fjale nuk mund te behet por ajo mund te behet europiane vetem atehere kur ky vend do te kete standarde europiane.
I pytetur ne lidhje venien ne shfrytezim te metejshem te Gadishullit te Karaburunit Ministri i Mbrojtjes Imami ka sqaruar si gadishulli eshte nje Park Kombetar dhe nuk ka asnje varesi nga MM apo Forcat e Armatosura.
Baza e Pasha Limanit eshte nje baze strategjike me rendesi shume te larte kombetare dhe sigurisht qe askush nuk mendon qe ta zhvendose. Gadishulli i Karaburunit i ka te gjitha mundesite te shfrytezohet per aspekte shume te rendesishme ekonomike. ka pohuar ministri Imami.
a.y/NOA
TagsImami kantier Shqiperia europiane