Romney: Natyrisht, edhe unë do ta vrisja Bin Ladenin
SHBA - Kandidati republikan që po garon për të marrë nominimin për president Mitt Romney, tha se edhe ai do të kishte urdhëruar një sulm ushtarak në kompleksin e Osama Bin Ladenit, duke hedhur poshtë ato që ishin deklaruar nga pjesëtarët e fushatës së presidentit Barack Obama.
Në kuadër të fushatës në Neë Hampshire, kur u pyet nga gazetarët nëse ai do të kishte bërë thirrjen e njëjtë të guximshme siç e kishte bërë Obama për të vrarë udhëheqësin e Al-Qaedes, Romney ka thënë “natyrisht, natyrisht”.
Më herët, këshilltari i fushatës së Romneyt, Robert Gibs i tha NBC-së se Romney "nuk do të bënte një gjë të tillë" dhe mendonte se vendimi i Obamës " ishte qesharak", transmeton Evropa e Lirë.
(er.nu/rel/BalkanWeb)