E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atifete Jahjaga: Në ballo isha për bamirësi

PRISHTINE- Pas kritikave të shumta të medias koso vare se presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në Ballon Vjeneze në Ditën e të Pagjeturve, stafi i saj reagoi dje me një deklaratë zyrtare. "Në kuadër të axhendës së aktiviteteve të Presidentes së Kosovës për ditën e premte 27 prill 2012, protokolli i Zyrës së Presidentes me kohë i ka njoftuar organizatorët e Ditës së Përkujtimit të të Pagjeturve, se Presidentja nuk do të mund të marrë pjesë në përkujtimin dhe në vënien e gurë themelit në Kompleksin Memorial në Mejë. 

Gjithashtu me kohë është njoftuar edhe FSK-ja se Presidentja nuk do të mund të marrë pjesë në ushtrimin fushor "Shqiponja 1". Më 27 Prill në mbrëmje, është mbajtur për herë të parë në Prishtinë "Balloja Vjeneze", një ngjarje tradicionale austriake me qëllime humanitare dhe bamirësie. Në kuadër të këtij manifestimi janë mbledhur fonde të posaçme për Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për fëmijët e Kosovës", - thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës kosovare.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›