E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu të japë dorëheqje tani që u kthye ligji i plehrave

Share

Nga Dritan Broka

Falendërojme zotin Topi që dëgjoi zërin e Kuvendit Civil dhe të shoqërise civile për kthimin e ligjit 69-sh të plehrave në parlament. Ne sot po realizojmë këtë konferencë për ti bërë thirrje të ashtuquajturve përfaqësuesve tanë ligjvënës, që mos ta miratojnë për herë të dytë këtë ligj antikombëtar, sepse në qoftë se ky ligj do miratohet, harta e re e Shqipërisë do jetë kjo që ne kemi realizuar në këtë poster. Kështu që duhet ti themi Stop Katastrofës!, dhe të gjithë nuk duhet të lejojmë që Shqipëria të kthehet në destinacionin turistik të radhës të mafias shtet dhe këtë herë, jo për turizëm, por për plehrat e botës.

Ligji 69-sh i hapi rrugën të gjithë plehrave të botës për tu zbrazur në Shqipëri, që nga Italia, Evropa dhe mbarë globi. Ne nuk do lejojmë që Shqipëria të kthehet në kazanin e plehrave të botës.

Tashmë që ligji u kthye nga kreu i shtetit, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, duhet të japë dorëheqje. Një ministër, i cili njihet edhe si Mister Gërdeci, ku vrau e sakatoi qindra njerëz, si fizikisht, ashtu edhe moralisht, dhe tashmë kërkon të vrasë të gjithë shqiptarët me anë të këtij ligji. Meqë ligji i natyrës i ka dhënë një paralajmërim, le ta shohë si vlerësim për refleksion qytetar, shpirtëror dhe moral, duke mos na sëmurur të gjithëve.

Ne do vazhdojmë aksionet tona në terren me protesta, reagime, deri tek Referendumi Kombëtar nëse do jetë i nevojshëm, ku shqiptarët të vendosin vetë nëse i duan plehrat e botës në vendin e tyre, apo jo.

(Konferenca për shtyp e kryetarit të Kuvendit Civil, Dritan Broka, ka realizuar një konferencë për shtyp për të pranishmit dhe për mediat për çështjen e importit të mbetjeve urbane)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›