Medresea dhe Komuniteti musliman, shtron Iftarë

Medresea e Tiranës në bashkëpunim me Komunitetin musliman shqiptarë, në ditën e 19-të të muajit të madhërishëm të Ramazanit, shtroi Iftarë, ku ishin të ftuar besimtarë myslimanë. Përgjatë Iftarit, përshëndeti dhe kryetari i komunitetit Musliman shqiptarë Haxhi Selim Muça, i cili në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë e të mbarë, për ditët e mbetura.
I ftuar në Iftarë ishte edhe zv ministri i Arsimit Halit Shamata, i cili edhe ai uroi gjithashtu besimtarët për muajin e madhërueshëm të Ramazanit.
Komuniteti Musliman shqiptarë sëbashku me institucione të tjera, kanë shtruar për besimtarët myslimanë herëpas here Iftar. Muaji i Ramazanit ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit dhe Nata e Kadrit, e cila konsiderohet si më e rëndësishmja, është në datë 26 gusht.