E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Irani pranë bombës atomike


Presidenti rus Dmitri Medvedev ka dhënë alarmin se, Irani është pranë pajisjes me mjetet e duhura për të ndërtuar armë bërthamore.

"Irani po bëhet gati të zotërojë potencialin, që në vija parimore mund të përdoret për të krijuar një armë bërthamore", ka deklaruar Medvedev.

Deklaratën e tij Medvedev e bëri gjatë një takimi me ambasadorët rusë të akredituar në vende të ndryshme të botës, të cilët ishin mbledhur në Moskë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, deklarata në fjalë tregon ashpërsimin e qëndrimit të Rusisë ndaj programit bërthamor të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›