E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, paditet për vrasje të dyfishtë kosovari Hajdar Kasumaj

Një shqiptar nga Kosova është paditur për dy vrasje të kryera në Londër brenda dy ditëve. Sipas informacioneve shqiptari nga Kosova Hajdar Kasumaj, 50 vjeç, i cili jetonte në Palmers Green, në veri të Londrës, akuzohet se ka vrarë biznesmenin, gjithashtu nga Kosova, Nezir Golajn, 45 vjeç, si dhe 58- vjeçarin Osman Grbiç. Hajdar Kasumaj është akuzuar për dy vrasje dhe një tentim vrasje të një personi tjetër 43-vjeçar si dhe ka disa akuza për armëmbajtje pa leje përshirë një pistoletë 9 mm si dhe një silenciator. Ngjarja ka ndodhur në datën 8 dhe 9 korrik ku biznesmeni Nezir Golaj, u vra afër rrugës Hendon Way në veri-perëndim të Londrës. Sipas anëtarëve të familjes të viktimës ai ishte duke u nisur për në punë nga shtëpia e tij kur u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte brenda makinës së tij afër rrugës Hendon Way në veri-perëndim të Londrës. Sipas burimeve të konfirmuara gruaja dhe vajza e tij e kishin gjetur trupin e pajetë të të ndjerit dhjetë minuta më vonë. Ndërkohë kosovari Hajdar Kasumaj do të do të paraqitet në Gjykatën e Westminsterit në Londër për të gjitha akuzat që janë ngritur për të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›