Sulmet në Ugandë, grupi islamik "Al Shabab" përgjegjës për atentatet
Një grup islamik somalez i quajtur "Al Shabab" ka deklaruar se është përgjegjës pas dy sulmeve kamikazë të kryer të dielën në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ku si pasojë humbën jetën 74 persona.
Një zëdhënës i grupit terrorist, sheiku Ali Mohamud Rage bëri një deklaratë për shtyp në kryeqytetin somalez, Mogadisho.
Policia vendase theksoi se sulmet kishin si objektiv të godisnin adhuruesit e futbollit që po ndiqnin finalen e Kupës së Botës. Sipas saj, koka e një personi somalez u gjet në skenën e krimit dhe dyshohet se ajo i përket një prej atentatorëve vetëvrasës.
Shpërthimet, të cilat shkaktuan gjithashtu plagosjen e 70 personave të tjerë, ndodhën në një klub regbie dhe në një restorant etiopian, në momentin kur fansat po shikonin finalen e botërorit.