Medvedev: Ndoshta jemi në prag të një lufte të re botërore

Dmitry Medvedev, një aleat i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi të martën se bota është në prag të një lufte të re botërorë.
Gjithashtu paralajmëroi se rreziqet e një konfrontimi bërthamor po rriten gjithashtu.
“Bota është e sëmurë dhe me siguri është në prag të një lufte të re botërore”, tha në një konferencë në Moskë ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili shërben si zëvendëskryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë të Putinit, citon Reuters.
Ai tha se një luftë e tillë nuk është e pashmangshme, por rreziqet nga konfrontimi bërthamor janë duke u rritur dhe janë më serioze sesa shqetësimet lidhur me ndryshimet klimatike.
/rtsh.al/