E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Luftimet në Sudan, qeveria britanike nis evakuimin në shkallë të gjerë të britanikëve

Mbretëria e Bashkuar ka filluar një evakuim në shkallë të gjerë dhe kompleks të shtetasve britanikëve që ndodhen në Sudan. Kjo u bë e ditur nga kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Familjet me fëmijë, të moshuarit dhe njerëzit të cilët ndodhen në kushte spitalore, do të kenë përparësi në fluturimet e RAF, të cilat kanë nisur nga një fushë ajrore pranë kryeqytetit Khartoum.

Shtetasve britanikë u kërkohet që ta bëjnë vetë rrugën për në aeroport, të pashoqëruar. Një armëpushim 72-orësh, i rënë dakord nga fraksionet ushtarake rivale, duket se po mbahet, megjithëse ka pasur raportime për të shtëna me armë dhe shpërthime të reja.

Të paktën 459 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill. Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar janë nën presion në rritje për të ndihmuar qytetarët britanikë që të largohen nga luftimet.

Rreth 4,000 qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar mendohet të jenë në Sudan. “2,000 prej tyre kanë kërkuar ndihmë”, tha ministri i Ministrisë së Jashtme, Andreë Mitchell.

Vetëm mbajtësit e pasaportave britanike dhe familjatë të afërt të tyre që kanë leje ekzistuese për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë të drejtë që të evakuohen.

Ministria e Jashtme fillimisht tha se njerëzit nuk duhet të udhëtojnë në vendin e evakuimit derisa t’u thuhet ta bëjnë këtë, por ajo përditësoi këshillat e saj të martën pasdite, duke u kërkuar njerëzve që të bëjnë rrugën e tyre drejt aeroportit Ëadi Saeedna në veri të Khartoum “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Këshillat e publikuara në internet paralajmëruan të evakuuarit se “planet mund të ndryshojnë në varësi të situatës së sigurisë”. Një aeroplan i RAF, i cili u ngrit nga një aeroport në veri të Khartoum-it, është ulur në Qipro. Nuk është ende e qartë nëse shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar janë në bord. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›