Medvedev: Rusi-SHBA pranë marrëveshjesh për armatimin bërthamor
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë e më pranë arritjes së një marrëveshje për reduktimin e armatimit bërthamor. Marrëveshja e re do të zëvendësojë paktin START, afati i të cilit përfundoi dhjetorin e kaluar. Medvedev, duke dhënë deklarata nga Parisi, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, theksoi se "ndërmjetësuesit janë pranë marrëveshjes për të gjitha çështjet praktike". Ai shtoi se "bisedimet kanë hyrë në fazën përfundimtare".
Presidenti amerikan, Obama dhe ai rus, Medvedev, ranë dakord vitin e kaluar për nevojën e një marrëveshje të re lidhur me zvogëlimin e numrit të mbushjeve bërthamore. Burimet ruse kanë njoftuar se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të mbahet më 9 mars. Ndër të tjera presidenti rus Dimitri Medvedev tha se vendi i tij është i gatshëm të mbështesë sanksione të reja ndaj iranit, Përsa kohë ai nuk cënon popullsinë civile.