E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Të forcohen raportet Rusi-BE

Rusia dhe Bashkimi Evropian duhet të thellojnë marrëdhëniet, tha presidenti rus, Dimitri Medvedev.
Komentet e shefit të Kremlinit u bënë pas takimit me kreun e diplomacisë evropiane Kethrin Ashton, e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Rusi.
Ashton u takua dhe me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Lavrov theksoi se Rusia do të fokusohet në fusha "konkrete, dhe me rendësi praktike" në bashkëpunimin mes tyre.
Marrëdhëniet Rusi-BE kanë qenë të acaruara prej disa kohësh, madje dhe marrëveshja e bashkëpunimit nuk është nënshkruar ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›