Zanier: Strategjia mund të kontribuojë në stabilitetin e Kosovës
Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zanier thekson se i mbetet besnik qëndrimit mbi nevojën e dialogut mes Beogradit e prishtinës, pavarësisht qëndrimit përfundimtar që do të mbajë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Sipas Zanierit, është e vështirë të thuhet nëse Beogradi e Prishtina do të jenë afër tryezës negociatore pas mendimit të GJND-së, pasi disa qëndrime rreth kësaj çështje po merren edhe para vendimit të gjykatës.
"Beogradi po dëshiron të hap disa procese, ndërsa Prishtina nuk është për këtë. Unë edhe më tutje mbetem në qëndrimin se dialogu do t'u kontribuonte të dy palëve", ka theksuar shefi i UNMIK-ut.
Ai konsideron se dialogu mbi çështjet teknike ndërmjet Beograd e Prishtinës do të kontribuonte në një mirëkuptim më të mirë, dhe në përparimin dhe stabilitetin në Kosovë.
Duke folur mbi strategjinë e Piter Feithit për integrimin e veriut të Kosovës, Zanier ka deklaruar se UNMIK-u nuk ka qenë i konsultuar kur është përgatitur ai dokument as që ka qenë i inkuadruar në përgatitjen e cilitdo aspekt të tij, e vetvetiu as në zbatimin.
"Qëllimi ynë është ti zgjidhim problemet ashtu që do ta shtojmë pjesëmarrjen dhe angazhimin e bashkësive. Më shumë po përqendrohemi në disa çështje se sa në parime", thotë ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Strategjia mund të shkaktojë destabilitetin e situatës në Kosovë, Zanieri ka thënë se në qoftë se do të respektoheshin parimet e dialogut dhe të transparencës, ajo mund t'i kontribuojë stabilitetit në Kosovë.
"Po e vërejmë ekzistimin e kësaj strategjie por nuk jemi të inkuadruar në zbatimin e saj, këtu jemi neutral. Unë e kam planin tim dhe vazhdoj të punoj në bazë të atij plani i cili është në harmoni me Rezolutën 1244 të KS të KB", ka sqaruar Zanieri.