EULEX-i nuk fillon hetime pa dëshmi
EULEX-i nuk do të nis hetime për tregtinë me organe, ndersa nuk merr dëshmi nga Dik Marti, ka deklaruar zëdhënësja e misionit, Irina Gudeleviq.
“EULEX-i i ka dërguar Martyt dy letra përmes të cilave i kërkon t`i dorëzojë prokurorisë cilindo informacion ose dëshmi që do të mund të zbardhte pohimet në raportin e tij”, ka thënë Gudeleviq.
“Ne kemi marrë përgjigjet nga Marty, por nuk kemi marrë asnjë dëshmi, ose burim që do të na e bënte të mundur që pohimet e tij t`i ndjekim në rrugë gjyqësore”, ka thënë ajo Gudeleviq.