E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet vendimi për rastin Medicus

Gjykatësit e Bashkimit Evropian në Kosovë e kanë shtyrë datën për të vendosur nëse do t`i gjykojnë shtatë të akuzuarit për trafikim organesh.

"Gjykatësit i nevojiten edhe 15 ditë shtesë për të marrë vendimin lidhur me rastin Medicus, sepse rasti konsiderohet shumë kompleks dhe voluminoz, dhe përfshin një numër të pandehurish", i ka thënë AFP-së zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.

Vendimi pritet të merret para 5 shkurtit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›