E Shtunë, 31 Tetor 2026

Human Right Watch, më shumë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Organizata Human Right Watch ka publikuar një raport lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë. Sipas saj, Bashkimi Europian dhe vendet perëndimore në përgjithësi kanë dështuar në politikat shtënguese për mbrojtjen e të ketyre të drejtave, në vendet problematike. Në raportin me më shumë se 600 faqe, kritikohen rreth 80 vende, të cilat nuk respektojnë të drejtat e njeriut.
Sri Lanka, Izraeli dhe autoritetet palestineze janë kritikuar për mos llogaridhënie për krimet e luftës.
 

Një ndër problemet e ngritura në raport është edhe burgu i Guantanamos i cili nuk është mbyllur në afatin e premtuar nga presidenti Obama. Shqetësim tjeter në këtë raport mbi të drejtat e njeriut, është dhe debati i shumëpërfolur në Europën Perëndimore i përjashtimit të romëve. Italia cilësohet ende si një vend rracist dhe ksenofobik duke përmendur një sërë rastesh që vërtetojnë pohimin. Kina gjthashtu është në listën e vendeve të kritikuarave, lidhur me lirimin e fituesit të çmimit nobel Liu Xiaobo.
Në raport flitet edhe për vendet e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën, Bosnje –Hercegovinë, Serbinë dhe Kroacinë. Sa i përket Kosovës, thuhet se hetimet dhe ndjekjet penale për krime lufte dhe krim të organizuar vazhdojnë të mbeten të ngadalta dhe të paparashikueshme, me gjithë ndihmën që Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit jep për të zhvilluar institucione të ligjshme dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.
 

EULEX-i duhet që hollësisht t`i hetojë akuzat e besueshme për rrëmbime, transferime në Shqipëri, ekzekutime dhe trafikim të mundshëm organesh nga disa zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç është përshkruar në raportin e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dick Marty, thuhet në raport.
Ndërkaq, kapitujt për Ballkanin Perëndimor, në raportin 649 faqesh pasqyrojnë një përparim të përzier drejt llogaridhënies për krime lufte, abuzimit ndaj pakicës rome, mungesës së përparimit në mbështetjen e refugjatëve dhe të zhvendosurve, keqtrajtimin e gazetarëve dhe të drejtat e njerëzve me nevoja të veçanta. Ndërsa Serbisë duhet të sigurojë dhe të ndihmojë në gjetjen e të gjithë personave të zhdukur dhe viktimat në Srebrenicë, të mos jenë akoma në pritje të drejtësisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›