E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev dënon aktet e dhunshme në Moldavi

Moskë - Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, kritikon ashpër përleshjet e pas zgjedhjeve në Moldavi, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe antikushtetuese. Deklarata e kreut rus erdhi gjatë një interviste për stacionin televiziv NTV.

"Fatkeqësisht, ajo që ka ndodhur tek fqinji jonë më i afërt, Moldavia, është një shembull i keq dhe antikushtetues. Si lider politik nuk mund ta pranoj mënyrën si u zhvilluan ngjarjet”, deklaroi Medvedev.

Në përleshjet pas zgjedhore në Moldavi humbi jetën një person, dhe 300 persona të tjerë u arrestuan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›