Norvegji, shfaqet virusi i ri H3N2
Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar shfaqjen e një epidemie të gripit A në Norvegji, i cilësuar si virusi H3N2.
Sipas Institutit të Shëndetësisë në Norvegji ditët e fundit janë shtuar rastet me simptomat e gripit.
Sipas këtij instituti, në mesin e të prekurve, 1.4 për qind kanë qenë të infektuar me grip, ndërsa ka dominuar lloji A, për të cilin thuhet se ka kaluar pragun e epidemisë.
Zonat më të prekura thuhet të jenë përgjatë bregdetit në perëndim të vendit, ndërsa në pjesët tjera të Norvegjisë aktualisht nuk ka shumë raste të raportuara.
Instituti Shëndetësor deklaron se në javët e ardhshme pritet rritje e numrit të të infektuarve.