Brenga ruse e NATO-s
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, theksoi se marrëveshja mes Moskës dhe Kievit, për zgjatjen e kontratës që lejon vazhdimin e qëndrimit të Flotës Ruse të Detit të Zi, në portin e qytetit Sevastopol, nuk do të thotë se Ukraina po pozicionohet afër Rusisë.
E pyetur lidhur me marrëveshjen Rusi-Ukrainë mbi flotën e Detit të Zi, Sekretarja Clinton tha se vendimi i presidentit të Ukrainës, Viktor Janukovic, duhet të shihet si një përpjekje për të balancuar politikën e jashtme të vendit dhe jo si një hap më larg Perëndimit e më afër Rusisë.
"Unë mendoj se duke pasur parasysh historinë dhe pozitën gjeografike të Ukrainës, ky akt balancimi është i vështirë, por nga pikëpamja jonë ai është i logjikshëm”, tha Clinton.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se marrëveshja Rusi- Ukrainë për flotën e Detit të Zi është një marrëveshje bilaterale.
"Ne kemi vendosur se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen anëtare të NATO-s, sigurisht nëse ato dëshirojnë dhe nëse i përmbushin kriteret e duhura”, theksoi Rasmussen.
Presidenti i Ukrainës Viktor Janukovic, i cili kishte bashkëpunuar me NATO-n gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, tani thotë se vendi nuk është akoma gati për t’u anëtarësuar në aleancën perëndimore.
Rusia është kundër zgjerimit të NATO-s drejt Europës Lindore dhe mbetet e mendimit se anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë do të kërcënonte sigurinë e rajonit.
Zoti Janukovic dhe Presidenti rus, Dmitri Medvedev, deklaruan se marrëveshja e re do të zgjasë kontratën e qëndrimit të flotës ruse në Detin e Zi, në Portin Sevastopol të Ukrainës, deri në vitin 2042.
Presidenti Medvedev tha se vendi i tij kishte nevojë të parashikonte se çdo të ndodhte me Flotën e Detit të Zi, pasi sipas kontratës ekzistuese ajo duhej të largohej në vitin 2017.
Ai dhe zoti Janukovic janë dakord se marrëveshja krijon sigurinë e duhur dhe në të njëjtën kohë krijon garanci më të mëdha edhe për sigurinë e Europës në gjirin e Detit të Zi.
Por kjo siguri nuk ka mbështetje universale. Marina Luzhikova, redaktore e Revistës për Kërkimeve Strategjike Rajonale në Moskë, tha se kjo marrëveshje ishte e nxituar dhe nuk ka marrë parasysh pasojat në botë.
Zonja Luzhikova tha se diplomatët bullgarë dhe rumunë, që ndodhen në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u zhvilluan në kryeqytetin e Estonisë, Talin, privatisht kanë shprehur rezervat e tyre në lidhje me këtë marrëveshje.
Një diplomat bullgar i tha se vendet rreth Detit të Zi janë të shqetësuara rreth ndikimit që do të ketë prania e flotës ruse në rajon gjatë çerek shekullit të ardhshëm.
Anëtarë të opozitës në Ukrainë vënë në dukje paligjshmërinë e marrëveshjes. Zonja Maria Luzhikova përmend disa nga kundërshtimet e tyre.
Ajo theksoi se marrëveshja shkel kushtetutën e Ukrainës, ligjin për sigurinë kombëtare të vendit, si dhe doktrinën e mbrojtjes kombëtare dhe atë të sigurisë kombëtare.
Kapitulli 1, Neni 17, i kushtetutës së Ukrainës ndalon praninë e bazave të huaja ushtarake në Ukrainë. Opozita pretendon se kjo marrëveshje e bën të pamundur që Ukraina të ruajë një status të pavarur nga Moska apo nga NATO-ja.
Megjithatë, Konferenca në Talin u përqendrua edhe në disa çështje tjera, siç ishin si të veprohet më tej me procesin e çarmatimit bërthamor pas nënshkrimit të marrëveshjes së re bërthamore START mes Rusisë dhe SHBA-së, e gjithashtu u diskutua edhe për tërheqjen e mundshme të forcave të aleancës nga Afganistani.
Rasmussen theksoi se është optimist për zhvillimet në Afganistan. "Këtë vit dinamika do të jetë në favorin jonë", është shprehur ai.
Takimi i ministrave të jashtëm të aleancës i nisi punimet në Talin ditën e enjte, fillimisht me një temë tepër parimore për aleancën: A ka nevojë NATO për zotërimin e armëve bërthamore në të ardhmen?
SHBA dhe Rusia nënshkruan në fillim të muajit një marrëveshje të re çarmatimi për raketat bërthamore me rreze të gjatë veprimi, e njohur me emrin START.