Medvedev kërcënon Evropën: Ju vendosim raketat në kufi

Në një komunikatë të transmetuar në televizion, Medvdev tha se “sisteme moderne armësh” mund të vendosen në Kaliningrad nëse Rusia, SHBA-të dhe NATO-ja nuk arrijnë një marrëveshje për këtë çështje.
SHBA-të dëshirojnë te kenë një sistem mbrojtjesh nga raketat deri në vitin 2020 por Moska konsideron se kjo përbën rrezik për forcën e saj bërthamore.
Nga ana tjetër, SHBA-ja thotë se ka për qëllim të sigurojë mbrojtje nga një kërcënim i mundshëm që mund të vijë nga shtete si Irani.
Uashingtoni fillimisht tentoi të vendoste sistemet e tij në Poloni dhe në Republikën Çeke. Por këto plane të administratës Bush, Rusia i ka kundërshtuar fuqishëm. Të njëjtit plan i është rikthyer tashmë edhe Obama.
Duket se Rusia kërkon ta kthejë çështjen e sistemit të mbrojtjes raketore në një pikë kyçe lidhur me zgjerimin e marrëdhënieve të saj me Uashingtonin.
Rusia ngul këmbë se do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja çon përpara planet për vendosjen e sistemeve në Evropë. Në muajin maj, Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka paralajmëruar edhe për fillimin e një “Lufte, -të re-, të ftohtë”./Start/F. Prroni/
2011-11-23 16:59